Ju prezantojmë artisten unike Duff Daddy me origjinë nga Dragashi i Kosovës!

Mediale Vip

Ju prezantojmë artisten unike Duff Daddy me origjinë nga Dragashi i Kosovës!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 4 maj 2021 Në ora: 19:27
Duff Daddy

Ajo është një artiste me plot stil e mjaft unike e njihet në art si Dacid Go8lin AKA apo si Aka. Duff Daddy.

Por në fakt pas këtyre pseudonimeve fshihet emri i vajzës me origjinë nga Kosova konkretisht nga konuna e Dragashit, Dafina Sylejmani.

Ajo jeton në Vienë dhe studion në Akademinë e Fine Arts e ku ka formuar Femme Dmc para 6 vjetësh, ku është një organizatë për të prezantuar vanzar në rrymën HipHop e ku deri më tash janë 177 vajza që i menaxhon dhe i ka ndihmuar të zhvillojnë veten e tyre në këtë biznes.

Image
Duff Daddy

Vajza plot energji ka bashkëpunuar me artistë nga e gjithë bota, ku kujtojmë se ka prodhuar këngën e artistës të famshme Eli Preiss me titull Gemeimnisse ( Sekret). Por Dafina po bën gati projektet që do të vijnë ku do të jetë me këngëtarin e njohur austriak Wandl, më pas me një bashkëpunim me këngëtaren VXValentine e cila është pjesë e Femme Dmc ku do të jetë në gjuhën shqipe, angleze dhe italiane. Ajo e ndjek muzikën shqiptare dhe me krenari e pranon se nuk ka muzikë më të bukur në evropë sikur ajo shqiptare, dhe i ndjek të gjithë dhe çdo event në Kosovë dhe Shqipëri.

Duff Daddy ka punuar dhe me eventet shqiptare në Austri dhe ku ka takuar e bashkëpunuar me shumë artistë shqiptarë si: Sabri Fejzullahu, Mozzik, Era Istrefi, Gentinjo, Capital T, Majk. Artistja unike shqiptare ka pasur shume privilegj që puna dhe muzika e saj në perfomancat "live" të thejë kufinj e të dëgjohet kudo në : Paris, Munchen, Berlin, Zurich, Tiranë dhe kudo në Austri ku dhe jeton. Por Dafina ndryshe është dhe modele, aktore dhe moderatore e ku përmendim vitin 2020 ku ajo me videoklipin "Immigrant" mori çmimin Award te Vienna Shorts Film Festival.

Ndërsa idetë dhe projektet e rradhës do të vijnë nga kjo artiste e cila premton shumë kudo në botë e ne krenohemi me punën e shqiptares sonë. Deri tani ajo ka 23 projekte muzikore në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane ndërsa muzikën e shkruan vetë.BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat