Krizë në lidhjen e Oriolës me Erosin? Detaji që flet shumë

Mediale Vip

Krizë në lidhjen e Oriolës me Erosin? Detaji që flet shumë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:22
Eros dhe Oriola

Oriola dhe Erosi duket se kanë prishur raportet.

Oriola Marashi dhe Eros Grezda tash e një kohë kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata kanë tentuar që çdo herë ta mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut, duke u shfaqur rrallëherë pranë njëri-tjetrit.

Por, veprimet e fundit të modeles dhe futbollistit kanë lënë të kuptohet se në lidhjen e tyre ka një krizë.

Kjo ngase Oriola dhe Erosi më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram dhe nuk u shfaqën në ndonjë imazh së bashku.

Madje, Erosi së fundi ka udhëtuar jashtë vendit, ndërsa Oriola po ashtu ka qenë në udhëtime në vende të ndryshme gjatë angazhimeve në punën e saj si modele.

Ajo para pak javësh pozoi për brendin “Guess”. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat