Ylli i reality show-t kundër “body shaming”: Kam kile të tepërta lumturie dhe dashurie për veten!

Mediale Vip

Ylli i reality show-t kundër “body shaming”: Kam kile të tepërta lumturie dhe dashurie për veten!

Më: 5 maj 2021 Në ora: 21:55
Rosalinda Cannavo

Protagonistja e “Grande Fratello Vip 2021” në Itali, Rosalinda Cannavo ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër kritikave në lidhje me trupin e saj.

Nga llogaria e vet në Instagram, ajo tregoi qartë se cfarë mendon për këtë situatë.

“Sulmet ndaj fizikut tim nuk janë thjesht grushta në fytyrë, por vetëdije se unë ja më shumë sesa një trup. Kam kile të tepërta po; ato janë kile lumturie dhe dashurie për veten”, u shpreh Rosalinda.

Që kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në vend, ajo kishte folur për problemet e kaluara me ushqyerjen, duke rrëfyer se kishte vuajtur nga anoreksia. Dhe tani, duke iu përgjigjur atyre që e kanë kritikuar pse “ ka shtuar ca kile”, aktorja iu përgjigj me bindje të plotë se i pëlqen vetja dhe është në paqe me format e saj, të cilat në fakt, nuk duket të kenë asnjë problem!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat