“Olsa më mohoi dashurinë”, Melisa rrëfehet për herë të parë për lidhjen e fshehtë me Andin

Mediale Vip

“Olsa më mohoi dashurinë”, Melisa rrëfehet për herë të parë për lidhjen e fshehtë me Andin

Më: 5 maj 2021 Në ora: 23:34
Olsa Muhameti, Andi dhe Melisa

Andi dhe Melisa konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë, pasi kjo e fundit publikoi këngën e saj më të re “Leje”. Videoklipi i këngës u finalizua me një puthje pasionante, të cilën ne e prisnim prej kohësh.

Mbrëmjen e sotme Melisa ishte e ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, në të cilin ka rrëfyer gjithë detajet nga lidhja e fshehtë me Andin dhe marrëdhënien me konkurrentët e tjerë të programit apo autoren, Olsa Muhametin.

Melisa tha se takimet me Andin kanë nisur që kur ata kanë qenë pjesë e “Për’puthen”. Si fillim ajo tha se takoheshin në lokalin e Andit dhe më pas në parkingun e makinës. Melisa tregoi se atë nuk e lejuan që të zhvillonte takime me Andin në emision, me justifikimin se nuk duhej të ndërhynte në pëlqimin mes dy njerëzve (Tea dhe Andi).

“Unë kam kërkuar takime me Andin, një ma lejuan shyqyr Zotit. Një tjetër më thanë pse do ndërhysh ti mes pëlqimeve të të tjerëve edhe thashë ok. Ekzistonte një pëlqim aty me çfarë thuhej aty brenda dhe nuk duhej të ndërhyja unë dhe nuk ma lejuan”, tregoi Melisa.

Ish-konkurrentja tha se me autoren e emisionit, Olsa Muahemtin, nuk është ndarë mirë pas largimit nga programi. Madje Melisa bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur: “Olsa më mohoi dashurinë”.

“Jam ndarë shumë mirë në fund me Olsën, por ndodhën disa gjëra fiks pas fundit tim sa le të rrijë aty ku është, rëndësi ka që të rrijë larg meje. Unë jashtë kamerave kisha shprehur një pëlqim dhe duke besuar në realitetin e atij emisioni, nuk doja të deklarohesha me emra direkt se nuk i dihet kurrrë dhe ndodhën ca të papritura në moment, pastaj ca gjëra të tjera, pastaj prit pak thashë, pastaj u bë një lëmsh. Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor, që sot është dashuria e jetës sime”, u shpreh Melisa.

Ajo nuk harroi që t’i kërkonte falje publikut, që lidhjen me Andin e mbajti të fshehtë për një kohë kaq të gjatë. Gjithashtu Melisa tregoi se Andi e ka puthur i pari dhe se bashkëjeton me të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat