Ishujt Maldive janë destinacioni i radhës për Taynën

Mediale Vip

Ishujt Maldive janë destinacioni i radhës për Taynën

Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:10
Tayna

Tayna nisi pushimet në Maldive.

Rep-artistja Tayna është ndër emrat më të komentuar të estradës në vend.

Artistja, në mungesë të koncerteve po e shfrytëzon rastin t’i shijojë në maksimum pushimet në destinacione të ndryshme.

Së fundi, ajo ka udhëtuar drejt ishujve Maldive, e këtë gjë e tregoi me anë të disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram.

Tayna publikoi fotografi nga resorti ku po qëndron, ndërsa solli edhe pamje përrallore të bregdetit të ishujve Maldive.

“WTF” mbetet kënga e fundit e Taynës, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Ivorian Doll.

Artistja së fundi ka finalizuar videoklipin e ri, të cilin pritet që shumë shpejt ta sjell në treg.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat