Pak ditë pasi u bë nënë, Ellie Goulding na zbuloi emrin e bebushit

Mediale Vip

Pak ditë pasi u bë nënë, Ellie Goulding na zbuloi emrin e bebushit

Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:44
Ellie Goulding

Këngëtarja e hitit “Love me like you do”, Ellie Goulding, është bërë nënë për herë të parë para pak ditësh. Lajmin e bukur e dha bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, përmes postimeve në rrjete sociale. Ai publikoi një foto të shifrës së popullsisë të botës dhe kështu zbuloi se sot u shtua në Tokë banorja më e re.

Së fundmi, dyshja kanë zbuluar dhe emrin e veçantë me të cilin e kanë pagëzuar, Arthur Ever Winter.

Kujtojmë që ylli i muzikës pop zbuloi se ishte shtatzënë kur ishte në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël në një intervistë të dhënë për “Vogue”.

“E zbuluam kur unë dhe Caspar udhëtuam jashtë me rastin e 1-vjetorit të martesës. Ishte çmenduri sepse ishte përvjetori ynë i parë. Nuk ishte ky plani. Mendimi se mund të isha shtatzënë nuk dukej se mund të bëhej realitet. Të mbetesha shtatzënë më bëri të ndihesha njerëzore. Po e shijoj shumë. Edhe bashkëshorti po e shijon shumë”, tregoi Goulding asokohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat