Partnerja e Ronaldos, Georgina lutet për kthimin e dy vajzave të rrëmbyera nga i ati

Mediale Vip

Partnerja e Ronaldos, Georgina lutet për kthimin e dy vajzave të rrëmbyera nga i ati

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:42
Partnerja e Ronaldos, Georgina lutet për kthimin e dy vajzave të rrëmbyera nga i ati

Partnerja e yllit të futbollit Christiano Ronaldo është përfshirë sot në çështjen dy vajzave të vogla të rrëmbyera prej nënës nga babai i tyre, duke u lutur publikisht për kthimin dhe mbrojtjen e tyre.

Lutja e Georgina Rodriguez vjen disa ditë pasi gjashtë-vjeçarja Olivia dhe një-vjeçarja Anna, u morën në arrati nga babai i tyre Tomas Antonio Gimeno, 37 vjeç, që besohet se është larguar drejt Tenerife me dy vajzat në një barkë.

Nëna e tronditur e tyre Beatriz Zimmerman ka publikuar pamje të vajzave, me shpresë se dikush do t’i identifikojë.

Bashkëshortja e Lionel Messi gjithashtu ka shpërndarë mesazhet e sensibilizimit të nënës së Olivia e Anna.

Georgina ka ndjekur shembullin e saj duke i bërë apel 24 milionë ndjekësve të saj në Instagram: “Dua të shfrytëzoj fuqinë time në këtë rrjet për të sensibilizuar mbi dy motra që po kërkohen në Spanjë dhe vende të tjera. Ato quhen Olivia e Anna, gjashtë dhe një vjeçe.

“Nëna e tyre kërkon sa më shumë publicitet për pamjet e saj, duke u përpjekur t’i gjejë sa më shpejt e t’i rikthejë në shtëpi”.

Gimeno besohet se ka shkuar në Karaibe ose Amerikën Latine me vajzat e tij.

Një gazetë vendase thoshte se mesazhet e dërguara nga i ati për nënën ishin “mesazhe lamtumire”.

Kërkimet vazhdojnë për treshen e zhdukur në jugperëndim të Tenerife.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat