Reper Kastro dhuron shujta për banorët në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë

Mediale Vip

Reper Kastro dhuron shujta për banorët në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 00:19
Kastro vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve.

Reperi nga Gjilani, Kastriot Aliu i njohur për publikun si Kastro, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë.

Këtë e konfirmoi humanisti Halil Kastrati me anë të një postimi në Instagram, ku edhe solli foto me reperin.

Kastro kishte qenë për iftar në Shtëpinë e të Moshuarve, ndërsa do të shtrojë mëngjesin, drekën e darkën për banorët pas Bajramit.

Ndryshe, gjatë muajit të Ramazanit, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Suharekë i vizitoi edhe reperi Capital T dhe Don Xhoni.

Të dy kanë shtruar iftar për banorët.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat