Stine dhe Alida e thonë hapur, këto gjëra nuk i durojnë dot tek njëri-tjetri!

Mediale Vip

Stine dhe Alida e thonë hapur, këto gjëra nuk i durojnë dot tek njëri-tjetri!

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:21
Stine dhe Alida Duka

Stine dhe Alida Duka, motër e vëlla janë shumë të njohur nga publiku e mjaft të suksesshëm në punën e tyre. Ata kanë vite që janë pjesë e industrisë muzikore, por rrallë i kemi dëgjuar të flasin për fëmijërinë e tyre e aspekte familjare. Mbrëmjen e sotme ata ishin të ftuar në emisionin “Soiree, në të cilin treguan se si e kanë kuptuar që të vegjël pasionin dhe talentin e tyre për muzikën dhe madje kanë sakrifikuar për të ndjekur shkollën e muzikës, të cilët ishin të detyruar ta bënin 2 kilometra në këmbë edhe kur ishte e mbushur me dëborë.

“Ne ishim shejtanët e familjes, nuk i linim dy gurë bashkë. Unë në fillova për piano dhe pas meje Nesti për violinë. Komplet ndryshe nga vëllai dhe motra e madhe. Kjo na bëri që gjithmonë të ishim bashkë, kemi kaluar shumë fëmijëri të bukur.  Tek shkolla e muzikës kur shkonim në mëngjes ishte 2 kilometra në këmbë atëherë dhe shkonim me shumë pasion mes borës. Nuk ka pasur asokohe që prindi të çon me makinë”, tregoi Alida Duka.

Të pyetur nga Jonida Shehu se për çfarë flisnin me njëri-tjetrit gjatë kësaj rruge, Stine u përgjigj duke qeshur: “Nuk bisedonim fare, vetëm ziheshim se më vishte rrobat se isha më i vogël”.

Megjithëse kanë një raport shumë të ngushtë bashkë, që është forcuar edhe për shkak të njëjtit pasion, ata kanë treguar se ka diçka që nuk e durojnë dot tek njëri-tjetri.

“Është insistuese, insiston shumë, nuk të le hapësira”, është shprehur Stine për Alidën.

Ndërsa Alida tek vëllai i saj Stine nuk pëlqen aspak që ai është aq i ngadaltë dhe do dëshironte që ai ti bënte gjërat pak më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat