Miley Cyrus dhe Elon Musk në “Mars”

Mediale Vip

Miley Cyrus dhe Elon Musk në “Mars”

Më: 10 maj 2021 Në ora: 07:16
Miley Cyrus

Ata i bashkuan forcat për një emision të veçantë për këtë fundjavë në “Saturday Night Live”. Këngëtarja Miley Cyrus dhe prezantuesi i mbrëmjes Elon Musk u shfaqën në një skenë si në planetin e Marsit, së bashku me personazhin e preferuar të Pete Davidsonit, Chadin.

Fragmenti u zhvillua në një stacion hapësinor të “SpaceX” në Mars, në të supozuarën të ardhme të afërt, kur një koloni njerëzish atje futet në telashe. Musk, natyrisht, është themeluesi, shefi ekzekutiv dhe drejtori kryesor i “SpaceX” në jetën reale.

Në emision Elon luajti veten, duke komunikuar me stacionin hapësinor që po i harxhohej ajri pas stuhisë diellore. Dhe i vetmi që doli vullnetar për të ndihmuar – edhe pse kjo do të thoshte vdekje e sigurt – ishte Chad, djali fatlum dhe i lumtur i portretizuar nga Pete Davidson. Kurse, Miley portretizonte një banore simpatike të stacionit hapësinor, që kishte lidhje romantike me Chadin dhe donte t’i thoshte lamtumirë.

“Chad! Unë gjithmonë do ta çmoj atë që kemi pasur”, bërtet Miley dhe më pas shton: “Oh, Zot, do të doja të bënim dashuri për herë të fundit”. Kamera pastaj kalon te Chad, që shihet plotësisht i zhveshur, para se ajo të shtojë: "Por, nuk mundemi".

Pastaj, Chad kthehet papritmas në kostumin e tij hapësinor. Pas kësaj, kur Miley i tregon se është shtatzënë dhe se ai është babai, Chad i thotë: 'Jo faleminderit', dhe mbyll derën duke preferuar mjedisin fatal të Marsit para atësisë.

Më pas gjithçka merr kthesë makabre, pasi Chad e heq gabimisht helmetën në mjedisin armiqësor të Marsit dhe i pëlcet koka. Në episodin e së shtunës, Cyrus është paraqitur me dy këngë, duke përfshirë edhe këngën “Plastic Hearts”.

Tjetra ishte një bashkëpunim i fundit me Kid Laroi.

Vendimi për ta paraqitur shefin ekzekutiv të Teslas dhe 'Technoking', Elon Musk, si prezantues në emision është konsideruar si një lëvizje e rrezikshme nga krijuesi Lorne Michaels, për t’i shtuar vlerësimet dhe për ta zgjeruar publikun. Për herë të parë në historinë 46-vjeçare të SNL-së, episodi me Muskun u transmetua drejtpërdrejt në “YouTube” në më shumë se 100 vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat