Zana Krasniqi na prezanton për herë të parë me vajzën e saj të vogël

Mediale Vip

Zana Krasniqi na prezanton për herë të parë me vajzën e saj të vogël

Më: 10 maj 2021 Në ora: 08:39
Zana Krasniqi

Zana Krasniqi ka qenë një nga modelet më të përfolura vite më parë dhe sa herë shfaqej në publik gjithmonë tërhiqte vëmendjen me bukurinë e saj natyrale. Në vitin 2008 ajo u shpall “Miss Universe Kosova” dhe më pas përfaqësoi vendin e saj për herë të parë në “Miss Universe”, ku u rendit ndër 10 vajzat më të bukura.

Bukuroshja është distancuar tërësisht nga vëmendja e publikut duke iu përkushtuar vetëm familjes dhe është mjaft e rezervuar për jetën e saj personale.

Para pak kohësh u zbulua se bukuroshja u bë nënë për herë të katërt para disa muajsh, edhe pse për këtë lajm e ka mbajtur në privatësi të plotë.

Ditën e sotme, Zana ka bërë një përjashtim duke publikuar në Instagram një video me të katër fëmijët.

Dhe me këtë rast, Zana ka zbulur se fëmija i katërt është vajzë teksa vogëlushët luajnë së bashku në oborrin e shtëpisë.

Image

“Mami i ëngjëjve të vegjël. Ju dua bebet e mia”- shkruan Zana duke uruar Ditën e Nënave.

Kohë më parë, Zana u rikthye përmes syrit të fotografit shqiptar, Artan Korenica. Ai ka ndarë në Instagram disa foto të saj, ku duket se vitet nuk e kanë ndryshuar aspak.

Këto fotografi na kthyen të gjithëve ne pas në kohë kur vlerësohej bukuria natyrale mes modelve. Por përveç nesh edhe Arbana Osmani është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar një nga momentet e rralla që ka ndarë me Zana Krasniqin.

Moderatorja publikoi në Instagram një foto të realizuar rreth 15 vite më parë, kur Zana ishte në qendër të vëmendjes mediatike. Arbana ka treguar se ajo ka qëndruar në një dhomë hoteli me Zanën dhe në foton e vjetër të dyja shfaqen shumë të lumtura bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat