DJ Regard gati për “Brit Awards”, sjell pamje para ceremonisë

Mediale Vip

DJ Regard gati për “Brit Awards”, sjell pamje para ceremonisë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:12
DJ Regard

DJ Regard ka treguar si po duket sonte për “Brit Awards”.

Londra sonte (e martë) mirëpret yjet e muzikës, për t’i shpërblyer për projektet muzikore që kanë sjellë brenda një viti.

Në O2 Arena të Londrës do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Brit Awards”, ku këtë herë marrin pjesë 4 mijë persona.

Ngjarja është e para që mbahet pa distancë sociale e maska prej një viti në Britani.

Edhe këtë vit, të nominuar në këtë ngjarje janë dy emra të njohur shqiptar, Dua Lipa dhe DJ Regard, që pritet të kthehen me trofe në shtëpi.

DJ Regard është i nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë britanike e vitit”, me këngën “Secrets” në bashkëpunim me Raye.

Përmes postimit të fundit, Regard bëri të ditur se është gati për ceremoninë e sontme, teksa u shfaq i veshur me një kostum nga “Dolce & Gabbana”.

“Jam veshur për t’i impresionuar Brit Awards”, shkroi ai në foton, ku shihet para një veture. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat