Aktorja e njohur shqiptare humb motrën e vogël: Si do bëjmë pa ty?!

Mediale Vip

Aktorja e njohur shqiptare humb motrën e vogël: Si do bëjmë pa ty?!

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:14
Aktorja e njohur shqiptare humb motrën e vogël

Aktorja e njohur, Lisa Kujofsa ka humbur motrën, ditën e sotme. Ani Kujofsa, motra e saj e vogël është ndarë nga jeta.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë aktorja në një postim në rrjete sociale.

“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit, të vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj... Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!

Miq, nëse në kujdes të normave të sigurimit për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.05.2021, ora 14:00.

Nisja bëhet nga restoranti “Internacional”, (ish lidhja e shkrimtarëve), në drejtim të varrezave të Sharrës. Me hidhërime familja Kujofsa”, shkruan aktorja.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat