Antonela zbrazet më në fund dhe tregon çfarë ka ndodhur mes saj, Arsimit e Atdheut

Mediale Vip

Antonela zbrazet më në fund dhe tregon çfarë ka ndodhur mes saj, Arsimit e Atdheut

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:58
Arsimi, Antonela, Atdheu

Para disa ditësh Atdheu dhe Sara i habitën të gjithë teksa vendosën që të dilnin bashkë nga “Për’puthen” si çift. Ishte Atdheu ai që ftoi Sarën për të dalë jashtë bashkë dhe për të vijuar njohjen me njëri-tjetrin.

Ajo e pranoi ftesën dhe kështu Sara i dha fund raportit me Gelianin, për të cilin ishte deklaruar disa javë më parë. Gjithashtu  pas këtij vendimi u kris edhe marrëdhënia që Atdheu kishte me Antonelën.

Pavarësisht se kjo e fundit tha se nuk u prek nga ky vendim i dyshes, sot hodhi thumba për Sarën dhe rrëfeu gjithçka që ka ndodhur. Antonela e cilësoi Sarën si “merimanga që ju ka hedhur helm gjithë djemve”. Nga ana tjetër në lidhjen me Atdheun ajo tha se Sara është viktima, sepse sipas saj Atdheu po e përdor.

Gjithashtu Antonela u zbraz dhe më në fund rrëfeu se si u kris marrëdhënia e saj me Atdheun e çfarë po ndodh mes saj e Arsimit. Antonela tha se ajo ka realizuar një këngë dhe ka marrë Arsimin si model, që duket se është një thumb për Ana Lleshin që ka zgjedhur Atdheun si protagonist në klipin e saj.

“Me një gur Atdheu deshi të vriste shumë zogj. Ana 1 bëri këngë dhe mori Atdheun në videoklip. Unë bëra këngë dhe mora Arsimin në videoklip. Me Sarën Atdheu do ja fuste Gelianit dhe mua me këtë rast. Ai përdori Sarën që të linte keq si mua dhe Gelianin.

Arsimi ishte shumë shok me Atdheun dhe normalisht atij nuk i pëlqeu që mora Arsimin në videoklip e jo atë. Unë me Atdheun u zura dhe vendosëm të distancohemi të dy. Gjithashtu ka ndodhur një zënkë jashtë edhe mes Atdheut e Arsimit”, sqaroi Antonela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat