Chrissy Teigen kërkon falje për bullizmin ndaj Stodden, por ajo ka dyshime për sinqeritetin e saj

Mediale Vip

Chrissy Teigen kërkon falje për bullizmin ndaj Stodden, por ajo ka dyshime për sinqeritetin e saj

Më: 13 maj 2021 Në ora: 20:29
Chrissy Teigen, Stodden

Chrissy Teigen, u shkëput përkohësisht nga Twitter në mars, me arsyen se kishte shumë negativitet për të online. Mirëpo, dikur ka qenë pikërisht ajo që e shpërndante këtë negativitet dhe diçka të tillë e bëri të ditur publikisht ylli televiziv, Courtney Stodden.

Ndërsa Chrissy reagoi pas akuzave të Stodden, duke i kërkuar falje asaj për tweet-et e së kaluarës, ku i uronte asaj edhe vdekjen.

"Unë jam përpjekur të lidhem me Courtney-n privatisht, por meqenëse i kam thënë publikisht të gjitha këto, dua gjithashtu të kërkoj falje publike," shkroi Teigen në Twitter dje. "Më vjen keq, Courtney. Shpresoj të mund të shërohesh tani duke ditur se sa shumë jam penduar."

Stodden tërhoqi vëmendjen negative të mediave në vitin 2011, kur ishte vetëm 16 vjeçe, pasi u martua me një trajner 50-vjeçar.

Teigen e përshkroi veten e saj në të kaluarën si "një njeri të pasigurt, që kërkon vëmendje", duke shtuar se turpi dhe sikleti që ajo ndjen nuk janë asgjë krahasuar me mënyrën se si e bëri Stodden të ndihet.

"Më vjen shumë keq që ju zhgënjej", -shkroi Teigen, duke iu drejtuar ndjekësve të saj. "Unë do të punoj përgjithmonë për të qenë më e mirë nga ç’isha 10 vjet më parë, 1 vit më parë, 6 muaj më parë."

Menjëherë më pas, Stodden i është përgjigjur kërkesës për falje duke postuar një screenshot në Instagram që tregon se ajo është ende e bllokuar nga Teigen në Twitter.

"Unë e pranoj kërkesën e saj për falje dhe e fal", shkroi Stodden. “Por e vërteta mbetet e njëjtë, unë kurrë nuk jam kontaktuar nga ajo ose skuadra e saj privatisht. Në fakt, ajo më bllokoi në Twitter. Unë dua të besoj se kjo është një kërkesë e sinqertë për falje, por ndihet si një përpjekje publike për të shpëtuar partneritetin e saj me Target dhe markat e tjera”.

E gjithë kjo nuk ishte aspak bindëse për Stodden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat