Princi Harry thotë se dëshiron ta ndërpresë “ciklin e vuajtjeve” për fëmijët e tij

Mediale Vip

Princi Harry thotë se dëshiron ta ndërpresë “ciklin e vuajtjeve” për fëmijët e tij

Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:26
Princ Harry dhe Meghan Markle

Duka i Sussexit ka thënë se vendimin për tu larguar nga Pallati Mbretëror e ka marrë, për të “thyer ciklin” e “dhimbjes dhe vuajtjes” për fëmijët e tij.

Princi Harry, i cili është duke pritur një vajzë me bashkëshorten e tij Meghan, ndërkohë që ata kanë edhe një djalë të quajtur Archie, ka deklaruar se nuk dëshiron t’ua përcjellë pasardhësve të tij dhimbjen që ai ka përjetuar nga paraardhësit. Pavarësisht të gjithave, Harry ka deklaruar se nuk dëshiron të “drejtojë gishtin te askush” për ato që kanë ndodhur deri më tani.

Harry dhe Meghan kanë braktisur Familjen Mbretërore në janar të vitit 2020.

“Nuk mendoj se duhet t’ia drejtojmë gishtin dikujt ose ta fajësojmë dikën, por kur bëhet fjalë për prindërimin, nëse unë kam përjetuar ndonjë dhimbje apo vuajtje të cilën e ka përjetuar me gjasë edhe babai im, dua të sigurohem që ta thyejë atë cikël, që të mos ua kaloj atë fëmijëve të mi”, është shprehur Harry në një emision.

Sipas tij, kjo është një dhimbje gjenetike dhe një vuajtje e cila trashëgohet në çfarëdo mënyre dhe se sipas tij, duhet bërë gjithçka që të njëjtën gjë të mos e përjetojnë edhe brezat e rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat