Pallati i tronditur pas kritikave publike të Harry-t dhe do që ai të heqë dorë nga titulli

Mediale Vip

Pallati i tronditur pas kritikave publike të Harry-t dhe do që ai të heqë dorë nga titulli

Më: 17 maj 2021 Në ora: 06:40
Ilustrim

Sipas burimeve për Page Six, Pallati Mbretëror mendon se është koha që Princi Harry të heqë dorë nga titulli i tij, më shumë se një vit pasi u largua nga detyrat mbretërore.

Pallati ka një ndjesi tradhtie në lidhje me Harry-n, pasi ai kritikoi të atin, Princin Charles, në podcastin e Dax Shepard javën e kaluar.

Harry gjithashtu iu referua gjyshërve të tij në intervistë, duke pretenduar se aftësitë prindërore të Charles pasqyruan edukimin e tij nga Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip. Dhe pikërisht kjo gjë duket se shkaktoi zemërim edhe më të madh, thanë burimet për Daily Mail.

"Njerëzit janë të tmerruar që ai mund t'ia bëjë këtë Mbretëreshës kur Duka i Edinburgut sapo ka ndërruar jetë. Përfshirja e gjyshit të tij në gjithë këtë është kaq tronditëse dhe mosrespektuese,” -tha një burim.

Një burim tjetër tha për Mail:

"Duhet të heqin dorë nga titujt e tyre. Ata thjesht duhet të bëhen Harry dhe Meghan. Dhe nëse ata nuk pranojnë ta bëjnë këtë, duhet të shpjegojnë pse."

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga titujt e tyre "HRH", Lartësia e Tij Mbretërore dhe Lartësia e saj Mbretërore, vitin e kaluar, por vazhdojnë të mbajnë titujt Duka dhe Dukesha e Sussex.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat