Labi i drejtohet Osmanit dhe Kurtit: Ruajeni këtë Kosovë sa është sot!

Mediale Vip

Labi i drejtohet Osmanit dhe Kurtit: Ruajeni këtë Kosovë sa është sot!

Më: 17 maj 2021 Në ora: 20:52
Labinot Tahiri

Këngëtari, Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook u është drejtuar presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti, për dialogun Kosovë-Serbi.

Labi u tha se dialogu me Serbinë nuk do të jetë i lehtë.

Ai po ashtu u tha që ta ruajnë këtë Kosovë sa është sot.

Postimi i plotë:

Presidente e kryeministër,

Zoti iu ndihmoftë në dialogun Kosovë-Serbi, kurdo që ai të përfundojë,

Nuk e kishin të lehtë asnjë as nga udhëheqësit tanë politik para jush, duke filluar nga presidenti historik Rugova, presidenti Thaqi, gjeneral Ramush Haradinaj, profesor Isa Mustafa, dhe nuk do ta keni të lehtë as ju dialogun më armikun e përjetshëm të shqiptarëve Serbinë, të cilën, sot e udhëheqin Vuçiqi e Daçiqi, pasardhësit e Milloshit!

Presidente e kryeministër,

Ne e dim mirë se jo vetëm ju, por edhe ata që i kam cekur më lartë do ta bënin Shqipërinë e madhe deri në Nishë, Prokuplje, Kurshumli, Preshevë e Bujanovc, ashtu siç ishte dikur,

Por ju, mundohuni t’a ruani këtë Kosovë sa është sot dhe askush nuk ka të drejtë t’iu fajësoj, deri sa jeni duke u marrë me fatin e Kosovës, atje nëpër zyrat e ndërkombëtarëve,

Ne, gjithashtu e dim mirë se si ndodhi çështja me demarkacionin dhe shumë “demarkacione të tjera”, sepse nuk mvaret gjithçka nga dëshira e fuqia juaj, duke e ditur se sot politikisht edhe e keni.

Dhashtë Zoti që mos të mbesim prap pas 99 viteve nën udhëheqjen e Serbisë, se pleqtë tanë kanë thënë ; Serbi nuk bân gjumë natën, duke u kujtu që e merr edhe njiher’ Kosovën ditën…”.

Sa i përket tollovisë me vaksina,mos u shqetsoni shumë , se faji te shëndetësia dhe te vaksina nuk është sot, por tani e 20 vite.

Me respekt,

Labinot Tahiri,

Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat