Angela Martini pozon në të brendshme dhe rrjeti merr ‘flakë’

Mediale Vip

Angela Martini pozon në të brendshme dhe rrjeti merr ‘flakë’

Më: 18 maj 2021 Në ora: 19:25
Angela Martini

Modelja shqiptare njihet për paraqitjet e saj joshëse.

Dhe, Angela Martini ka treguar figurën e saj të përsosur duke pozuar në të brendshme.

Bukuroshja brune ka zgjedhur të pozojë brenda një ambienti komod me të brendshmet me ngjyrë të kuqe e cila ndër të tjera ka venë në pah këmbët e saj.

“Mashallah”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit derisa mori komente të shumta dhe pëlqime nga miqtë e saj por edhe ndjekësit që nuk janë të pakët.

Tutje, Angela Martini ka kombinuar dukjen me makijazh dhe flokët e rregulluara bukur me kaçurrele.

Po ashtu, bashkëshortja e biznismenit rumun Dragos Savulescu u perfeksionua me bizhuteri të thjeshta, vathë dhe unaza.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat