Pirro Çako rikthehet sërish në muzikë, shumë shpejt bashkëpunim me këtë këngëtar shqiptar

Mediale Vip

Pirro Çako rikthehet sërish në muzikë, shumë shpejt bashkëpunim me këtë këngëtar shqiptar

Më: 23 maj 2021 Në ora: 07:32
Pirro Çako

Mbrëmja e kësaj të shtunë në Soiree kishte mbledhur këngëtarë që padyshim kanë lënë hite në muzikën shqiptare, për t’i risjellë edhe njëherë në vëmendjen e publikut.

Të ftuar ishin edhe grupi i njohur Revolt Klan i përbërë nga Bruno Pollogati and Febi Shkurti.

Ata kanë rikthyer këngët “Adesso Balla” dhe “Akoma”, ndërsa nuk nguruan të flasin edhe për projektet që do të sjellin shumë shpejt. Bruno Pollogati ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.

Ndonëse prej më shumë se dhjetë vitesh është pjesë e grupit Revolt Klan, kantautori nga Vlora ka zgjedhur që projektin e tij të ri muzikor të mos ta ketë me Febin.

Ai ka treguar se do të bashkëpunojë me Pirro Çakon dhe shumë shpejtë do të vijë kënga e tyre, ndonëse nuk ka treguar detaje të tjera. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim bashkëpunimin e tyre të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat