Kënga e Florit dhe Klajdit në “Kënga Magjike” fsheh një histori personale

Mediale Vip

Kënga e Florit dhe Klajdit në “Kënga Magjike” fsheh një histori personale

Më: 24 maj 2021 Në ora: 00:17
Klajdi dhe Flori

Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni marrin pjesë së bashku këtë vit në “Kënga Magjike”, me këngën “Nga e para”, një duet që është pritur shumë mirë, por që nuk është thjesht një këngë.

Klajdi tregoi se kjo këngë ka një histori të tijën personale, prandaj edhe është e veçantë për të. Për më tepër e ka shkruar Flori, ose siç e thërret “vëllai im”.

“E para kjo këngë ka një histori timen personale. E dyta është që vëllai im e ka krijuar për mua dhe e treta që do ta këndojmë të dy bashkë me vëllain tim. Do doja të shtoja diçka shumë të rëndësishme në çdo edicion të “Kënga Magjike” kam qenë shumë i emocionuar, shumë i përfshirë shpirtërisht, por këtë radhë e them me sinqeritetin më të madh që e kam zemrën në pjatë. As e shoh veten në garë, i falenderoj të gjithë artistët që do më votojnë apo nuk do më votojnë i jam mirënjohës”-tha Klajdi.

Ndërsa Flori i vërtetoi këto fjalë me një postim ku tregon qartë se marrëdhënia e tyre është përtej miqësisë dhe bashkëpunimit, prandaj dhe këngën e ka shkruar nga shpirti. “Nga shpirti per nje shpirt si ty Klajdi Haruni. Jo vetem une, por te gjithe te kemi si driten e syve”-shkruan Flori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat