Goldi zbuloi detajet e këngës së re.
Reperi Gold AG është një ndër emrat që më së shpeshti lanson projekte të reja muzikore.
Artisti, së fundi i është kthyer studios muzikore për të punuar rreth projekteve të reja muzikore, për të cilat dha disa detaje.
Me anë të një postimi, Goldi njofton se gjatë qershorit publikohen dy këngë të reja, kurse në korrik sjell diçka tjetër.
“Njo 2 të omla në Qershor, e n’Korrik shihemi me diçka tjetër. JU DUA”, shkruan ai.
Projekti i fundit i Gold AG mbetet “Flaka e maleve”, në bashkëpunim m Rifat Berishën, këngë e cila u lansua gjatë muajit të kaluar.
