Aurela Gaçe revoltohet pas raportimeve të pavërteta për shëndetin e saj: Moralin ku e keni?

Mediale Vip

Aurela Gaçe revoltohet pas raportimeve të pavërteta për shëndetin e saj: Moralin ku e keni?

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:26
Aurela

Aurela reagoi e revoltuar pas shkrimeve të pavërteta për të.

Këngëtarja Aurela Gaçe shumë herë i bashkohet kauzave të ndryshme, përmes së cilave përçon mesazhe sensibilizuese.

Vite më parë, ajo ishte pjesë e një fushate kundër kancerit të gjirit, ku bëri thirrje tek gratë për kontrolle të gjirit.

Mesazhi i saj është deformuar, andaj ndaj këtyre titujve ka reaguar ashpër këngëtarja, përmes një postimi.

“Aurela Gaçe bën ekon e gjirit dhe përlot me fjalët: “Dua t’i shoh vajzat e mia të rriten dhe unë të jem pranë tyre”, ishte titulli që e nervozoi Aurelën.

Me anë të një postimi të gjatë, këngëtarja tha se titujt e tillë, portalet po i bëjnë për të marrë disa klikime, ndërsa thekson se familjarët e miqtë u shqetësuan nga këto shkrime.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I AURELËS, PA NDËRHYRJE:

“Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli ?

Në 2018,kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrrollet e gjirit, e kete e kam bere duke treguar edhe që edhe une bej kontrrollet,se kam frikërat e.mija si secili nga ne, se kam familje, se dua te jetoj si te gjithe, e të qënurit kengetare nuk me jep asnjë imunitet mbrojteje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.

Tani, ky lajm,përseritet ,në 2021, duke e bërë titullin ,fiks kështu sic e shikoni, që te gjeneroje disa klikime në portalet e ketyre që arrijne e luajnë edhe deri me shëndetin.

Me morën miq ne telefon. Më pyesnin nëse isha mirë.
S’po e kuptoja. Pastaj me derguan shkrimet .
E lashe te shkonte. Nderkohe miq, qoftë edhe njerëz dashamirës më ndalojne ne.rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar,sepse sigurisht, automatikisht, lexojne titullin mendojne të keqen.

Jam e indinjuar.

Keto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për te ndihmuar gratë ( ashtu sic ishte edhe qëllimi im) ,por.për të gjeneruar vetëm disa klikime.

Bravo.

Thonë që në këto raste, të shtohet jeta.

Moralin ku e keni? Si mund te manipuloni edhe me lajme për shendetin?

Ptujjjjj”,

Ndryshe, këngëtarja vazhdon të jetë aktive me këngë të reja, ndërsa njihet për vokalin e fuqishëm që e posedon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat