Aktori i njohur zbulon prapaskenat e ribashkimit të “Friends”!

Mediale Vip

Aktori i njohur zbulon prapaskenat e ribashkimit të “Friends”!

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 10:54
Friends

Pas një kohe të gjatë pritjeje, “HBO Max” publikoi para pak ditësh rikthimin e “Friends”, i cili pati një shikueshmëri shumë të lartë.

Aktori 54-vjeçar David Schwimmer postoi së fundmi ​​një përmbledhje të momenteve të tij të preferuara në Instagramin të premten dhe falënderoi HBO Max që i mblodhi të gjithë së bashku.

Schwimmer duket se po bënte për të qeshur ish-shokët e kastit Lisa Kudrow, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc, me sfondin e tij të zgjedhur i cili paraqiste një pamje të LeBlanc.

I gjithë kasti i aktorëve i përbërë nga Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudroë, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer u bashkuan për këtë speciale, ndërsa së fundmi u zbulua shumë që ato u paguan për të qenë protagonistë.

Sipas “Wall Street Journal”, kastit fillimisht iu ofruan nga 1 milion dollar për këtë ribashkim, por ata me sa duket e hodhën poshtë këtë ofertë,  Më pas,  “Varuety” tregoi se aktorët ranë dakord që të paguhen “të paktën” me nga 2.5 milionë secili.

Ndërkohë aktorëve do ju bashkuan në këtë rikthim një listë me personazhe të famshëm si: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy CraWford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael Tyler, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon.

Image
Friends
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat