Emri ‘Lili’ ka një tjetër kuptim të veçantë për Meghan Markle

Mediale Vip

Emri ‘Lili’ ka një tjetër kuptim të veçantë për Meghan Markle

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 06:52
Meghan Markle dhe Princi Harry

Meghan Markle dhe Princ Harry, i vendosën vajzës së tyre, emrin Lilibet 'Lili' Diana Mountbatten-Windsor, në nder të Princeshës Diana.

Nofka daton që në fëmijëri, kur mbretëresha nuk ishte në gjendje të shqiptonte siç duhet emrin e saj. Bashkëshorti i mbretëreshës, princi Philip, i cili u nda nga jeta në prill, gjithashtu përdorte këtë emër për mbretëreshën.

Por emri ‘Lili’, ka një tjetër kuptim të veçantë për Meghan. Lillie Ragland, ishte tezja e tezes së saj, e cila ka qenë një grua e sukseshme në karrierën e saj, si agjente shitjesh.

Gjithashtu Daily Mail, ka zbuluar se bashkëshorti i Lillie Ragland ishte, William Demont Evans Jr, një lojtar i njohur me ngjyrë i bejsbollit, në vitet 1920-1930 dhe njihej me pseudonimin ‘Happy’.

Omid Scobie, një gazetar i favorizuar nga Harry dhe Meghan, shkroi në TWitter se çifti ‘nuk do të ndanin një fotografi të Lilit në këtë kohë’ dhe se ata tani ishin në 'pushim prindëror'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat