Një tjetër festë në familjen e Ariana Grande-s, vëllai i saj fejohet me partnerin

Mediale Vip

Një tjetër festë në familjen e Ariana Grande-s, vëllai i saj fejohet me partnerin

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:29
Frankie Grande,Hale Leon

Frankie Grande, vëllai i Ariana Grande-s, është fejuar me Hale Leon! Aktori i Broadway i ka propozuar partnerit të tij 28-vjeçar ditën e martë në Los Angeles.

“Ai tha PO! Ne jemi të fejuar! Jam shumë i lumtur që shoku im i ngushtë tha se do të kalojë gjithë jetën e tij me mua! Të luajmë lojëra dhe të më bëj për të qeshur gjithmonë! Duke folur për lojërat.. unë i propozova në realitetin virtual! Ai u tremb! Mezi po pres ta postoj videon… por për momentin shijoni këto foto. Çfarë mënyre për të festuar muajin e krenarisë”, shkroi Frankie Grande në një postim.

Ai e ka përshkruar këtë moment si magjik dhe se ka punuar për këtë propozim për muaj të tërë. Gjithashtu ata kanë postar një foto nga afër të unazave të tyre të diamantit dhe Hale shprehu gjithë lumturinë e tij për fejesën.

“Jam shumë i lumtur e dua Frankie kaq shumë. Ky ishte propozimi më i bukur. Jam shumë i bekuar që kam kaq shumë njerëz të dashur rreth vetes. Jam i fejuar”, është shprehur ai.

Kujtojmë se para disa javësh Ariana Grande zbuloi se kishte kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me Dalton Gomez. Ajo publikoi në Instagram disa foto nga martesa, që arritën të thyenin çdo rekord në Instagram, duke u kthyer në postimin më të pëlqyer në këtë rrjet social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat