Aktori bëhet baba për herë të gjashtë, por duket se edhe një bebush tjetër është rrugës

Mediale Vip

Aktori bëhet baba për herë të gjashtë, por duket se edhe një bebush tjetër është rrugës

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:19
Nick Cannon dhe partnerja e tij Abby De La Rosa

Komediani, prezantuesi dhe reperi Nick Cannon dhe partnerja e tij Abby De La Rosa kanë mirëpritur në jetë dy djem binjakë!

De La Rosa postoi lajmin e lumtur në Instagram, së bashku me një video të saj në një shtrat spitali ku mbante në krahë të sapolindurit, të lindur më 14 qershor. Ajo ka zbuluar edhe emrat e binjakëve, Zion dhe Zilly.

"14 qershor 2021" ka shkruar në postim nëna e re. "Mirësevini në botë Cannon Zion Mixolydian & Cannon ZIllion Heir".

Për Nick Cannon, Zion dhe Zilly janë binjakët e dytë. Ai ka edhe 2 binjakë 9-vjeçarë, Moroccan dhe Monroe, me ish-gruan, këngëtaren Mariah Carey.

Cannon është gjithashtu baba i djalit 3-vjeçar Golden dhe vajzës Powerful Queen, e lindur në dhjetor të vitit 2020. Të dy i ka me Brittany Bell.

Aktori thuhet se po pret një fëmijë tjetër me modelen Alyssa Scott. Në një postim të fshirë në Instagram muajin e kaluar, Cannon me sa duket konfirmoi se fëmija që është rrugës ishte djalë dhe do të quhej Zen S.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat