Dolën çift nga “Përputhen”, por çfarë ndodhi me Olën e Muratin?

Mediale Vip

Dolën çift nga “Përputhen”, por çfarë ndodhi me Olën e Muratin?

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 22:40
Ola dhe Murati

Ola tregon se çfarë ndodhi me lidhjen e saj me Muratin.

Një çift që u larguan të deklaruar të lidhur nga programi “Përputhen” janë Ola dhe Murati.

Sa ishin në program, Ola kishte thënë se do ta vizitonte familjen e Muratit në Turqi dhe se do të vazhdonin ta bënin lidhjen serioze.

Për dallim prej konkurrentëve të tjerë, dyshja ishin më pak të komentuar dhe disi u distancuan nga publiku pasi dolën nga programi.

Kjo heshtje e tyre bëri të qarkullonin thashetheme se ata i kanë dhënë fund lidhjes pas daljes nga programi.

Pas aludimeve se janë ndarë, konkurrentja vendosi që përmes një postimi t’i mbyll thashethemet dhe la të kuptohej se është bashkë me Muratin.

Ajo postoi një foto në InstaStory, në të cilën shkruan “Ku je bebushi?”, në të cilën e etiketoi Muratin. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat