Sadi gati këngën e tij më emocionuese e me një mesazh të madh

Mediale Vip

Sadi gati këngën e tij më emocionuese e me një mesazh të madh

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 08:01
Sadi- Sadik Ukaj

Ai kurrë nuk ka harruar rrënjët e tij, tokën e të parëve, por mbi të gjitha gjuhën shqipe.

Ky është artisti Sadi, apo Sadik Ukaj i cili megjithëse ka lindur në Amerikë dhe ku edhe  jeton ai nuk e harron kurrë siç tregon Nënën Shqipëri dhe Kosovën  dhe çdo tokë shqiptare.

E këtë tregim të bukur e të përjetuar këngëtari do ta sjellë shumë shpejt me një këngë të bukur që do të titullohet "Shqiptar në Amerikë".

Image
Sadi- Sadik Ukaj

Mesazhi i kësaj kënge që do të vijë është se të gjithë të rinjtë dhe brezat  duhet ta kujtojnë gjithmonë origjinën, shtëpinë dhe gjakun tonë, dhe Sadi e ka si një nga këngët më të veçantë për shkak të këtij mesazhi të fortë.

Mësojmë se kënga është shkruar nga Ghulo e me muzikë dhe orkestrim nga Nurtel dhe solo nga Faruk.

Image
Sadi- Sadik Ukaj

Dashuria e tij e madhe për Shqipërinë, Kosovën, Ulqinin e Malësinë, Maqedoninë dhe çdo tokë shqiptare me gjithë zemër do të na emocionojë të gjithë kur ku projekt të vijë shumë shpejt.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat