Kylie Jenner tregon si puthja me një djalë ndikoi në vendimin për të mbushur buzët

Mediale Vip

Kylie Jenner tregon si puthja me një djalë ndikoi në vendimin për të mbushur buzët

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 20:47
Kylie Jenner

Kylie Jenner zbuloi se ajo fillimisht bëri mbushje të buzëve, pasi komenti i një djali në lidhje me buzët e saj e bëri të ndihej "e paputhshme".

Gjatë pjesës së parë të ribashkimit "Keeping Up With the Kardashians", Jenner u pyet nga Andy Cohen nëse buzët dhe pasiguritë e saj rreth tyre, ndikuan në vendimin e saj për të filluar Kylie Cosmetics.

"Me siguri. Unë mendoj se dashuria ime për kozmetikën filloi me pasigurinë time për buzët e mia," tha Kylie.

Ajo tregoi se filloi të ndihej e pasigurt për madhësinë e buzëve pasi një djalë bëri një koment ndaj saj në adoleshencë.

"Unë kisha buzë vërtet të vogla dhe nuk e mendoja kurrë derisa pata një nga puthjet e mia të para dhe një djalë më tha: ‘O Zot, ti puth aq mirë, por ke buzë kaq të vogla’, ose diçka e tillë…” -tha Jenner, duke shtuar, "Prej atëherë, u ndjeva e paputhshme".

Ishte pikërisht ky moment kur ajo filloi të ndihej e pasigurt, por njëkohësisht filloi ta dashuronte grimin.

"Pastaj fillova të fiksohesha me makijazhin, sepse i lyeja buzët mbi vijën e tyre dhe kjo thjesht më bëri të ndihem e sigurt në vete", tha Jenner.

Kjo nuk është hera e parë që Kylie flet për këtë temë. Ajo ka treguar për pasiguritë e buzëve dhe përdorimin e lipfillers edhe në të kaluarën.

Fillimisht, Jenner foli në lidhje me mbushësit e buzëve në vitin 2015 në një episod të "Keeping Up With the Kardashians", pas muajsh spekulimesh se kishte diçka më shumë se linja e saj e buzëkuqëve që i bënte buzët e saj të dukeshin voluminoze. Në atë kohë, ajo tha se ishte thjesht një pasiguri e saj dhe ishte ajo që donte të bënte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat