Pas akuzave të stilistit për bullizëm, Chrissy Teigen tregon me fakte se mesazhet janë false

Mediale Vip

Pas akuzave të stilistit për bullizëm, Chrissy Teigen tregon me fakte se mesazhet janë false

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 21:15
Chrissy Teigen

Chrissy Teigen thotë se është e befasuar dhe e zhgënjyer nga akuzat e Michael Costello kundër saj, duke thënë se mesazhet e pretenduara që ai postoi midis tyre janë false.

"Asnjë ide se çfarë dreqin po bën Michael Costello," shkroi ajo së bashku me një deklaratë të gjatë dje pasdite. "Ai sapo publikoi një deklaratë, ku nuk e pranoi se sa false ishin DM-të, dhe tani pretendon të ketë email-e që nuk ekzistojnë. Kështu që ndërsa ai sajon (shpresojmë se me dikë më të talentuar në trillimin e gjërave këtë herë), mund të lexoni më poshtë."

Deklarata, e cila titullohet "në emër të Chrissy Teigen", shpjegon se ajo kishte një marrëdhënie të përzemërt me stlistin bazuar në "ndërveprime miqësore në internet" dhe kështu shtangu kur ai e akuzoi për bullizim kaq të rëndë sa e bëri atë të mendojë vetëvrasjen.

"Kur screenshoetet e supozuara nga viti 2014 qarkulluan fillimisht javën e kaluar, emri në llogarinë e Chrissy-t ishte shkruar gabim," –thuhet në deklaratë, ku gjithashtu tregohen mospërputhjet e pretenduara në lidhje me një foto profili të vjetër dhe funksionin e videocall në Instagram, i cili është shtuar vetëm në 2018-ën.

"Chrissy ka të gjithë të drejtën për të korrigjuar procesverbalin dhe për të mbrojtur emrin e saj", përfundoi deklarata. “Ajo nuk është e interesuar ta bëjë Z. Costello shënjestër të ngacmimit ose abuzimit nga mbështetësit e saj. Ajo shpreson se kjo mund të jetë një kohë reflektimi dhe shërimi.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat