Kejsi Rrustja, këngëtare dhe studente e dalluar në Gjermani

Mediale Vip

Kejsi Rrustja, këngëtare dhe studente e dalluar në Gjermani

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:52
Kejsi Rrustja

Kejsi Rrustja, është një vajze e re në diasporën shqiptare, studente dhe këngëtare me një emër te ri në skenën tonë muzikore, por jo edhe për opinion gjerman.

Për Kejsi Rrustja tash e disa herë kanë shkruar pos mediave shqiptare edhe mediat gjermane si një e këngëtare me perspektive,  zëri i se cilës po i hap rrugë dhe suksese.

Ajo sot jeton dhe vepron në Gjermani me prindërit dhe dy vëllezërit e saj.

Kejsi s’ka me shumë se 16 vjeç, që askush nuk do ta besonte për shkak të zërit te saj plot nuanca.

“Në fushën e muzikës po ecën shume me këto kushte të pandemisë. Siç dihet këtu ne gjermani çdo gjë është akoma e mbyllur po bëhen gati dy vite. Megjithatë kjo periudhe më ka dhënë mundësinë për të krijuar këngë te reja. Brenda kësaj periudhe kam krijuar gjashtë këngë të reja. Ku dy nga këto i kam publikuar…” ka thënë fillimisht këngëtarja e re shqiptare qe jeton dhe vepron ne Gjermani Kejsi Rrustaj.

E pyetur rreth këngëve te reja qe ka përgatitur, ne vazhdim Kejsi Rrustja thotë se “E para titullohet This Love kënduar Kejsi Rrustja me tekst+muzikë+orkestrim Aldo Marku dhe e dyta titullohet Alone tekst+muzikë +kenduar Kejsi Rrustja orkestrim Aldo Marku. Ndërsa katër këngët e tjera ku unë jam kantautore nuk i kam publikuar akoma per arsye te Lockdaën qe kishim ne Gjermani. Sepse ne nuk kishim mundësinë të lëviznim më shumë se 15 km. Për këtë e kisha të pa mundur të beja regjistrimin final të këngëve ne studio. Me lehtësimin e kufizimeve do të publikohen se shpejti. Kënga e trete titullohet Danger in the air me tekst+ muzikë+këndim Kejsi Rrustja orkestrim Dirk Benner. Kënga e katërt titullohet Love is an illusion tekst+muzikë+kenduar Kejsi Rrustja, orkestrim Maestro Shpëtim Saraci. Kenga e pestë titullohet So Alikeme tekst +muzikë+këndim Kejsi Rrustja orkestrim Maestro Shpetim Saraci. Kurse kënga e gjashtë akoma se kam vendosur titullin por është përsëri tekst +muzkë+kënduar Kejsi Rrustja dhe orkestrim Maestro Shpetim Saraci…”

Krahas muzikës Kejsi Rrustja assesi nuk ka lënë anash studimet, përkundrazi ajo edhe në këtë drejtim është kapacitet dhe para ne shkollën e saj! Lidhur me shkollimin dhe notat, këngetarja jone flet me kreanri për sukseset e saj.

“Unë jam shumë mirë me mësime, kjo kohe është e ngarkuar duke qene se jam me provime, tash jam ne përfundim të klasës së 10. Unë studimet dua ti vazhdoj ne degën e financës. Si te gjithë artistet e tjerë këtu ne Gjermani edhe mua mu anuluan te gjitha koncertet qe kisha te planifikuara pasi dihet qe Gjermania i ndjek rregullat dhe i zbaton me rreptësi. Po shpresoj qe kjo situate te kaloj sa me shpejt. Por me hapjen e tyre patjetër qe do te kem shume koncerte, dhe per fansat se shpejti do te vij me disa kenge te reja…” ka thëne ne fund këngëtarja Kejsi Rrustja në intervistën për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

<

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat