Aktorja e njohur përzgjidhet nga “Disney” për rolin e “Borëbardhës”

Mediale Vip

Aktorja e njohur përzgjidhet nga “Disney” për rolin e “Borëbardhës”

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 18:25
Rachel Zegler

E kush nuk e mban mend Borëbardhën, atë vajzën me fat që humbet në pyll, gris fustanin, gjen 7 xhuxhë dhe bëhet shoqe me ta, pastaj ha një mollë të helmuar, vdes dhe vjen në jetë nga puthja e një princi.

Së fundmi është njoftuar se një shfaqje e re e filmit po vjen së shpejti dhe aktorja e njohur, Rachel Zegler është përgjedhur nga “Disney” për rolin e famshëm të Borëbardhës në

Këtë lajm e bëri të ditur vetë “Disney”. Aktorja e përzgjedhur për këtë rol luan gjithashtu karakterin e Marisë në xhirimin e  “The Story from the West Side”, drejtuar nga Steven Spielberg.

Mark Webb, regjisori i “Snow White and the Seven Dwarfs”,  i njohur për drejtimin e filmave rreth Spider-Man, është i impresionuar nga aftësitë vokale të Rachel Zegler. Sipas “Disney”, xhirimet e filmit janë njoftuar për të nisur në vitin 2022.

“Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat” është një përshtatje e një përralle nga Vëllezërit Grimm, gjuhëtarë gjermanë, të cilët botuan versionin e parë në vitin 1812.

Zgjedhja e aktores është një tjetër konfirmim i drejtimit të ri të studiove të Disney, të cilat më parë ishin shënjestër e kritikave për shkak të akuzave të pretenduara se ato favorizojnë personazhet kryesore të bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat