Alban Ramosaj i drejtohet personave që e kanë goditur me thikë pas shpine

Mediale Vip

Alban Ramosaj i drejtohet personave që e kanë goditur me thikë pas shpine

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 15:59
Alban Ramosaj

Alban Ramosaj është në qendër të mediave rozë, që kur u shpall fitues i festivalit “Kënga Magjike”.

Së fundmi, ai ka folur gjatë për fitoren dhe jetën e tij profesionale.

Ndër të tjera, Albani u shpreh se gjatë karrierës së tij ka aq shumë “biçakë” gjatë rrugës sa e bezdisin tepër.

“Ndryshojnë në variacion të fushës, në dashuri realisht thika me dy presa janë, sepse aq sa lëndon, edhe do lëndohesh. Në muzikë apo karrierë, unë prapë nuk i preferoj, por këtu herë pas here të bezdisin aq shumë me “biçakët” e tyre sa është t’u nxjerrësh ndonjë ditë një katana e t’i vendosësh në vendin e tyre nga i pari tek i fundit (qesh). Që të kuptohemi, e gjithë kjo që po them është metaforë, sepse nuk sugjerojmë përdorimin e armëve të ftohta”, tha këngëtari.

Sakaq, Albani ka shtuar se i ka ndodhur që ta godasin me thikë në jetë, por ai nuk ju është kthyer me të njëjtën monedhë, por thjesht ka vazhduar rrugën e tij.

“Sigurisht, thjesht kur e shoh që nuk ia vlen të merresh me “biçakët” e tyre, siç e thashë më herët, thjesht vazhdoj rrugën time, se kam synime më të mëdha për të arritur dhe koha nuk të fal”, ka thënë artisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat