Ermali përmes një video tregon se po vjen në duet me Gjikon

Mediale Vip

Ermali përmes një video tregon se po vjen në duet me Gjikon

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 16:49
Ermali dhe Gjiko

Dy emrat e njohur të skenës muzikore shqiptare, Ermal Fejzullahu dhe Gjiko u bënë sërish bashkë për një duet.

Mbrëmë (e mërkure), dyshja kanë paralajmëruar këngën e re, me anë të disa postimeve që i bënë në rrjete sociale.

Sot, Ermali postoi një video, në të cilën shfaqi vajzat e saj shfaqen duke vallëzuar nën ritmet e këngës së babait.

Këngëtari po qëndron në pushime në Turqi bashkë me gruan dhe fëmijët, teksa përgatitet për t’u kthyer edhe në koncerte.

“Qëndroni 25.07 @gjikotheflyboy“, shkruan ai.

Dyshja kishin edhe një bashkëpunim, “Haljmali” është kënga që ishte hit i padiskutueshëm veror.

“Para para” është kënga e fundit e Ermal Fejzullahut në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Majk. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat