Një markë bukurie do të lansohet nga Scarlett Johansson

Mediale Vip

Një markë bukurie do të lansohet nga Scarlett Johansson

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 14:21
Scarlett Johansson

Ylli do të bashkohet me Najafi Companies, një firmë që po investon midis 5 dhe 10 milion dollarë në markën ende pa emër, sipas një raporti.

Dihet shumë pak për iniciativën, dhe është ende e pa qartë nëse linja do të përfshijë produktet kozmetike ose ato për kujdes lëkure apo të dyja. Sido që të jetë, do të jetë hapi i parë i yllit si një sipërmarrëse.

Johansson ka qenë më parë një ambasadore e markës L’Oreal Paris, si dhe një modele për linjën e aromës Dolce & Gabbana, The One. Në këtë rast, megjithatë, ajo do të jetë themeluese dhe kryetare e ndërmarrjes së re.

“Disa vjet më parë, unë bëra një hap prapa nga marrëveshjet e mia të bukurisë me qëllimin për të krijuar diçka të vërtetë për mua. Rezultati është një qasje e pastër, e arritshme për bukurinë”, tha Johansson në një deklaratë, sipas raportit në Women’s Wear Daily.

Marka e Scarlett pritet të dalë në fillim të vitit të ardhshëm, sipas raportit. Johansson caktoi Kate Foster si shefe ekzekutive sipas profilit në LinkedIn të Foster.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat