Britney Spears hodhi akuza të rënda kundër tij, përgjigjet babai i saj

Mediale Vip

Britney Spears hodhi akuza të rënda kundër tij, përgjigjet babai i saj

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 19:07
Britney Spears, Jamie Spears

Britney Spears i shokoi të gjithë javën e shkuar pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa më parë pa bërë asnjë vlerësim.

Këngëtarja tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Gjatë dëshmisë së saj, Birtney tregoi se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen. Por ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes. Këngëtarja i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo e përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë. Gjithashtu Britney zbuloi se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Nga ana tjetër babai i Britney Speras i ka mohuar të gjitha këto akuza, duke u shprehur se nuk ka qenë i përfshirë në kujdestarinë e të bijës 2 vitet e fundit.

Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga “TMZ”, Jamie Spears ka cilësuar si fajtore për gjithçka pasardhësen e tij, Jodi Montgomery, e cila është avokate e Britney-t. Gjithashtu ai pretendon se i është ndaluar që të komunikojë me të bijën për një periudhë të gjatë kohore.

Sipas TMZ, Jamie pretendon se avokatja e Britney është përfshirë në kufizimin e të drejtës së saj për të marrë vendimet mjekësore, sepse përgjegjësitë i kanë kaluar Jodi Montgomery.

“Zonja Montgomery ka qenë plotësisht e ngarkuar me kujdesin personal dhe trajtimin mjekësor të përditshëm të Znj. Spears dhe Znj. Montgomery ka marrë të gjitha vendimet në lidhje me ato çështje”, thuhet në dokumentet ligjore.

Gjithashtu një tjetër dokument ligjor i paraqitur në emër të Jamie Spears thotë se ai dëshiron që të fillojë një hetim për pretendimet e vajzës së tij në lidhje me kujdestarinë.

“Z. Spears beson se është e rëndësishme për integritetin e procedurave të kujdestarisë dhe në interesin më të mirë të Znj. Spears që Gjykata të urdhërojë një hetim mbi çështjet dhe pretendimet e ngritura nga [Britney] në seancën e 23 qershorit 2021”, thuhet në dokumente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat