Melinda në paraqitjen e parë publike pas ndarjes nga Bill Gates shfaqet pa unazën e martesës

Mediale Vip

Melinda në paraqitjen e parë publike pas ndarjes nga Bill Gates shfaqet pa unazën e martesës

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 10:06
Melinda Gates

Melinda Gates bëri paraqitjen e saj të parë publike që kur njoftoi divorcin me bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill – duke treguar qartë se nuk mban më unazën e martesës.

Filantropistja 56-vjeçare veshi një kostum mbresëlënës të bardhë ndërsa u ngjit në skenë të mërkurën në forumin ‘Generation Equality’ të mbajtur në Paris.

Derisa po fliste për fuqizimin e grave, ajo mbajti dorën e majtë pranë fytyrës së saj – duke vënë në fokus se nuk e mban më unazën e martesës.

Image

E njëjta nuk bëri asnjë referencë për divorcin, por mbajti dorën e saj pranë fytyrës për të paktën katër sekonda, duke u dhënë kohë fotografëve që të kapin një gjë të tillë.

Është një ndryshim nga bashkëshorti i saj, i cili në paraqitjet pas divorcit mbante akoma unazën që simbolizonte martesën e tyre.

Melinda u prit me duartrokitje kur njoftoi se fondacioni që ajo drejton ende me ish-miliarderin, The Bill & Melinda Gates Foundation, ishte duke premtuar më shumë se dy miliardë dollarë për projekte që luftojnë barazinë gjinore.

Image

Ajo u zotua se do të luftojë për të ndihmuar ‘të gjitha gratë’ që ‘të marrin fuqinë dhe ndikimin e tyre dhe ta përdorin atë në çdo mënyrë të mundshme’.

“Për shkak se gratë jo vetëm që duhet të kenë një vend në tryezë, ato duhet të jenë në çdo dhomë të vetme ku merren vendime”, tha ajo.

Dyshja – të cilët kanë tre fëmijë së bashku – u ndanë në mars pas 27 vitesh martesë bashkë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat