Këngëtarja e njohur po martohet, publikohen pamje nga “kanagjegji” i saj

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur po martohet, publikohen pamje nga “kanagjegji” i saj

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 23:56
Edita Sopjani

Këngëtarja Edita Sopjani po i jep fund beqarisë.

Ditën e sotme, 16 korrik, Sopjani ka mbajtur kanagjegjin, duke pasur rreth vetes njerëzit e saj më të afërt.

Ka qenë vet Edita ajo e cila ka publikuar disa pamje nga festa e saj, ndërsa po duket e mrekullueshme teksa është kuruar deri në detaj.

Image

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se dasma e saj do ketë pak të ftuar, përfshirë vetëm rrethin e ngushtë familjarë dhe shoqërorë, ndërsa të ftuarit do t’i argëtojë këngëtari Afrim Muçiqi.

Kujtojmë se një javë më parë Sopjani kishte organizuar “Festën e Beqarisë” me mikeshat e saj më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat