Normani dhe Cardi B publikojnë videoklipin me skena super të nxehta

Mediale Vip

Normani dhe Cardi B publikojnë videoklipin me skena super të nxehta

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 00:00
Normani dhe Cardi B

Normani ka publikuar këngën e re “Wild Side” në bashkëpunim me Cardi B, të cilën e shoqëron një videoklip mjaft provokues.

Bashkëpunimi i shumëpritur vjen afro një vit prej se Normani u shfaq në videoklipin e Cardi dhe Megan Thee Stallion, “WAP”, që ishte hiti numër 1 në Billboard Hot 100.

“Kam qenë duke bërë prova për rreth tri javë duke u përgatitur për videon, kur Cardi e dëgjoi këngën për herë të parë”.

“Ajo erdhi për mua dhe i dha jetë kësaj kënge duke bërë thjesht atë që bën Cardi B. E dua atë femër dhe i jam shumë falënderuese”, ka thënë Normani në një deklaratë lidhur me projektin e ri.

Porse vëmendje më të madhe ka marrë videoja muzikore, në të cilën dy këngëtaret shfaqen në skena mjaft të nxehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat