Babai i Meghan Markle do të hedh në gjyq vajzën e tij dhe Harryn

Mediale Vip

Babai i Meghan Markle do të hedh në gjyq vajzën e tij dhe Harryn

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 22:26
Meghan Markle dhe Thomas Markle

Thomas Markle po e bën sërish botën të flasë për të.

Këtë herë në një intervistë për ‘Fox’ ai ka zbuluar se është i vendosur që të hapë një gjyq për Meghan dhe Harryn. Qëllimi i tij është të fitojë të drejtën për të takuar nipërit: Archie dhe Lilibet.

“Shumë shpejt do kërkoj në gjykatat e Kalifornisë të drejtën për të parë nipin dhe mbesën time”, tha 77-vjeçari.

Sipas tij fëmijët e çiftit nuk janë pjesë e lojës dhe e gjithë mosmarrveshjeve të tij me vajzën, ndaj nuk ka kuptim që t’i ndalohet takimi.

Se sa do realizohet kjo që Thomas ka thënë, mbetet për t’u parë. Ama gjasat që të nxjerrë gjë në dritë janë të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat