Ndërron jetë artistja e re shqiptare, Rudina Magjistari shpërthen në lot

Mediale Vip

Ndërron jetë artistja e re shqiptare, Rudina Magjistari shpërthen në lot

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:05
Rudina Magjistari

Moderatorja Rudina Magjistari ka ndarë një lajm të hidhur në rrjetet sociale. Magjistari shkruan se është tronditur kur ka mësuar se sot është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare artistja e re shqiptare Elona Hoxha.

Ajo kujton se 33-vjeçaren e ka pasur si të ftuar në emisionin e saj një muaj më parë. Me profesion ekonomiste por që kishte pasion të madh pikturë, ajo zbuloi në emisionin e Rudinës se si lindi ky pasion dhe gjithë procesi për krijimin e shënjuesve të librave të pikturuar me dorë.

 “I tmerrshëm dhe i pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Elonës. Vetëm një muaj përpara e kisha të ftuar në program për krijimet e saj të mrekullueshme. E trishtë shumë. Një vajzë e re, e talentuar, e zgjuar, e akoma më e bukur se brendshmi seç e shihni në foto”, shkruan Rudina.

Image

Kjo e fundit më pas ka postuar një koment të Elonës së ndjerë, që falenderonte Rudinën për ftesën në emision.

“Një engjëll, shpirti yt u prehtë në paqe”, ka shkruar Rudina e prekur pas publikimit të këtij mesazhi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat