Këngëtarja e famshme rrëfen betejën me shëndetin mendor

Mediale Vip

Këngëtarja e famshme rrëfen betejën me shëndetin mendor

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 21:29
Anne-Marie

Këngëtarja me famë botërore, Anne-Marie ka zbuluar se dëshironte të hiqte dorë nga muzika për shkak të stresit dhe mungesës së vetëbesimit.

Ylli i muzikës pop rrëfeu për The Sun se donte ta linte muzikën plotësisht.

“Ishte një ndjenjë e tmerrshme, duke menduar se muzika ishte ajo që po më bënte të palumtur. Më kujtohet që darkoja me menaxherin tim dhe i tregoja se doja ta lë. Kjo ishte një bisedë vërtet e vështirë.”, tregoi ajo.

Anne tha se periudha e izolimit e ndihmoi atë të reflektonte dhe të vazhdonte me karrierën e saj të suksesshme. “Sado i tmerrshëm që ishte 2020, më bëri të kuptoj shumë gjëra. Gjithmonë kam dashur të këndoj dhe të bëj muzikë, dhe të mos jesh në gjendje ta bësh, është ndjenja më e keqe.”, tregoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat