Vajza e ish-deputetes hedh thumba për moderatoren shqiptare

Mediale Vip

Vajza e ish-deputetes hedh thumba për moderatoren shqiptare

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 16:02
Albina Deda, Argjira

Programi më i ri “Best Deal” ku vajza të njohura të showbizit shqiptar bëhen bashkë dhe vizitojnë vende të ndryshme të Shqipërisë për të arritur ofertën më të mirë.

E në një udhëtim ku pjesë e tij janë gocat nuk kanë si të mungojnë as thashethemet për të tjerët, siç u pa dhe së fundmi në programin veror.

Pjesë e këtij episodi të “Best Deal” ka qenë avokatja e njohur dhe njëkohësisht vajza e deputetes së PD-së, Albina Deda, Ada e cila gjatë pushimit nuk i ka kursye aspak komentet për çiftin më të ri të showbizit, Gracianon dhe Argjirën.

Keisli: Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën.  Më mekin shumë, bëjnë si super Vipa, i shikoj kudo.

Ada Deda: Argjira e nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme.

Në këtë episod vajzat nuk e dinin që po xhiroheshin nga kamera dhe “pa dashje” i shpëtuan këto fjalë, të cilat me shumë mundësi çiftit nuk do t’i pëlqejnë aspak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat