Ledri sqaron raportet me Faton Shoshin

Mediale Vip

Ledri sqaron raportet me Faton Shoshin

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 21:26
Ledri dhe Faton Shoshi

Pak më shumë se një javë më parë, Ledri u pa në shoqëri me Faton Shoshin.

Kur dyshja prishën marrëdhëniet vjet më parë, ishte bërë kryelajm në mediat rozë.

Ata janë parë sërish bashkë në jug të Shqipërisë, konkretisht në Folie Marine. Fotografia që shihni më poshtë u publikua nga një mik i përbashkët.

“Unë e kam vazhduar miqësinë me Fationin, por ai është fokusuar të pjesa e medias”, tha Ledri në një intervistë për “Pardon my french”.

“Marrëdhënia është shumë e mirë. E respektoj shumë. I vetmi njeri që ndjehet rehat nën lëkurën e vet. Më shkruan ‘Ku je o artist me A të madhe’. Raportet janë të mira por është një kohë që s’kemi bërë diçka”, shtoi ai më tej.

Shoshi ishte për shumë vjet menaxheri i reperit po ashtu edhe i Era Istrefit, artistë të cilët kanë arritur suksese të jashtëzakonshme me të.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat