Zbulohen ushqimet e preferuara të Mbretëreshës Elizabeth

Mediale Vip

Zbulohen ushqimet e preferuara të Mbretëreshës Elizabeth

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:05
Elizabeth II

Me një ekip kuzhinierësh të klasit botëror, do të kishit menduar se koha e ushqimit është gjithmonë prestigjioze në familjen mbretërore Windsor.

Kuzhinieri i Mbretëreshës Britanike Elizabeth II zbuloi zakonet e saj të preferuara të ngrënies, duke treguar se ajo pëlqen të hajë një copë tortë çdo ditë në mesditë.

Kuzhinieri Darren McGrady, 59 vjeç, shpjegoi se Mbretëresha 95-vjeçare pëlqen të hajë ëmbëlsira si një meze të lehtë të përditshme, veçanërisht biskota me xhenxhefil dhe biskota me copa çokollate.

Ai tha: “Kuzhinierët mbretërorë i dërgojnë një tortë të tërë mbretëreshës çdo ditë pasdite, ajo e shpërndan tortën midis kuzhinierëve dhe punëtorëve në pallat”.

Ai vuri në dukje se Mbretëresha është e prirur të marrë ëmbëlsira me të gjatë udhëtimeve të saj nga dashuria e saj për të. Ai shpjegoi se Mbretëresha preferon dy lloje çaji, “Assam” dhe “Earl Grey”.

Torta me çokollatë së bashku me çantën e saj të zezë, janë dy gjërat e vetme që Mbretëresha nuk heq dorë nga udhëtimet e saj.

McGrady zbuloi më herët se Mbretëresha Elizabeth ka një fletore të vogël në tryezën e saj në të cilën mban shënime për ushqimin. Ajo gjithashtu i urren shijet e forta si hudhra dhe qepët, dhe i do sanduiçët me djathë, peshkun dhe patatinat. Në mbrëmje, Mbretëreshës i pëlqen të ha shufra çokollate ose fruta.

Mbretëresha mund të shijojë vetëm pjesë të vogla të ushqimit të shijshëm, por McGrady thotë se ajo është e dashuruar pas ëmbëlsirave. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat