Eva Murati ka reaguar për pjesëmarrjen e Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë

Mediale Vip

Eva Murati ka reaguar për pjesëmarrjen e Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 21:12
Eva Murati

Moderatorja e njohur ka postuar Instastory duke reaguar për ngjarjet e fundit.

Eva Murati është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar.

Ajo së fundi ka reaguar në rrjete sociale pasi doli lajmi se Goran Bregovic do të merr pjesë në Festën e Birrës në Korcë. Ky klajm ka tronditur shumë këngëtarë dhe fytyra publike shqiptare si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Ndër to ishte edhe moderatorja e njohur Eva Murati e cila u shpreh e revoltuar ndaj këtij lajmi duke thënë se ky ishte një vendim pa logjikë pasi ka shumë këngëtarë të ndryshëm të cilët do të duhej t`i kishin ftuar e jo një këngëtar serb i cili ka inkurajuar serbët për krime në Kosovë.

“Nuk vuaj nga Sindroma e Stokholmit. Përse të merret pikërisht një këngëtar serb që ka frymëzuar serbët për krimet në Kosovë”, u shpreh ajo.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat