U bë viral, Blero tregon çfarë i ndodhi me zërin teksa këndonte live

Mediale Vip

U bë viral, Blero tregon çfarë i ndodhi me zërin teksa këndonte live

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 22:38
Blero Muharremi

Këngëtari Blero Muharremi ka folur për një paraqitje të tij në një emision për festën e Vitit të Ri, ku kishte kënduar live.

Ai ka thënë se ajo cfarë kishte ndodhur nuk është ndonjë çudi.

Ai shpjegon se gjatë këndimit ishte një moment kur e kishte kapur një notë më lartë.

“Këtë natë ka qenë një natë shumë e mirë, ka qernë viti i ri edhe jo veç unë po kushdo… e kam kap një notë më lartë , ka qenë moment, ka ndodhë kjo, që nuk është ndonjë çudi”, ka thënë ai.

Videoja ishte bërë virale në rrjete sociale duke u komentuar negativisht për zërin i cili dallonte shumë nga ai që jemi mësuar ta dëgjojmë në këngët të cilat i publikon në platforma sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat