Dojna Mema tregon eskperiencën e saj me Vlashentin

Mediale Vip

Dojna Mema tregon eskperiencën e saj me Vlashentin

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 22:18
Dojna Mema dhe Vlashent Sata

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh. Në fillim të këtij viti ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre dhe këto kohë kanë qenë mjaft aktiv në rrjete sociale.

Herë pas here Dojna organzion intervista virtuale me ndjekësit, të cilët gjithmonë janë të interesuar për marrëdhënien e saj me Vlashentin. Dikush e ka pyetur se si ka qenë lidhja në distancë me Vlashentin dhe Dojna ka përmbledhur me pak fjalë gjithë eksperiencën e saj.

Ajo ka treguar se ata të dy nuk e kanë pasur të vështirë, sepse takoheshin çdo 2 javë dhe gjatë pandemisë jetuan bashkë. Megjithatë Dojna shton me bindje se distanca e ka forcuar akoma më shumë dashurinë e tyre.

“Pooo. Une jetoj prej 3 vitesh e gjysme nje lidhje ne distance. Nuk e ndiej sepse takohemi shume shpesh. Cdo dy jave Pandemia na ndihmoi te jetonim nje vit bashke sepse u mbyllen Universitetet ku Vlashenti jep mesim ne Paris dhe qendroi ne Tirane. Distanca forcon dashurine e vertete dhe jam e bindur per kete sepse e kam provuar vete”, shkruan Dojna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat