Momenti më i vështirë i Isida Mollaymerit në skenë

Mediale Vip

Momenti më i vështirë i Isida Mollaymerit në skenë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 00:51
Isida Mollaymeri

Balerina e njohur, Isida Mollaymeri ishte e ftuar në puntatën e sotme të “Pushime On Top”. Bukuroshja sfidoi fobinë e saj të madhe, lartësinë, në një ‘Zipline’ në Petrelë. Por, Isida rrëfeu shumë edhe për jetën e saj dhe vuajtjen më të madhe që ka kaluar teksa ishte në skenë.

“Ne edhe në skenë nuk i shfaqim kurrë vuajtjet, i mbajmë gjithmonë pas skene. Në skenë ndoshta nuk është ndonjë vuajtje, sepse gjërat kalojnë. Janë gjëra që ndodhin, ne jemi njerëz të gjallë. Por, përshembull, nëse ndodh ndonjë fatkeqësi, edhe ti je i detyruar të dalësh në skenë.

Mua më ka ndodhur. Ne e kemi si ligj, gjithçka që ndodh, ti duhet të dalësh në shfaqe, sidomos kur nuk ke zëvendësues.

Humba një mikeshë, ka qenë ‘Traviata’, unë nuk kam pasur zëvendësuese edhe përveçse unë gjatë gjithë kohës kur kërceja qaja, publiku është ngritur në këmbë, sepse e kishte marrë vesh. Ka qenë një nga ditët më të vështira të jetës sime”, bëri të ditur Isida për “Pushime On Top”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat